Ka nisur pak më parë seanca me dyer të mbyllura, në ngarkim të 18-vjeçarit Daniel Drobaj, i cili akuzohet se ka plagosur efektive Ina Nuka. Me dorën e fashuar, Drobaj ka dal sot para Gjykatës së Tiranës për tu njohur me masën e sigurisë. Ai pretendon se është dhunuar dhe se nuk i lëviz dot dy gishta.
Në ngarkim të këtij shtetasi do të referohen materialet pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe në manifestime të paligjshme”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” si dhe “Goditja për shkak të detyrës”.





