Banorët e zonës së Astirit të cilët preken nga projekti i Unazës së Re janë konfrontuar me policinë bashkiake dhe punonjësit e bashkisë të cilët po zhvendosin shtyllat e ndriçimit.

Banorët kundërshtojnë heqjen e ndriçimit dhe nuk lejojnë punonjësit të veprojnë, pasi sipas tyre ndriçimi është vendosur me taksat e tyre.

"Këto drita janë vënë me taksat tona. Dritat nuk do hiqen se ata duan errësirë totale. Erion Veliaj dhe Edi Rama ta harrojnë se do heqin dritat tek Unaza e Re"– thotë një banore.

Aktualisht punonjësit po qëndrojnë në pritje për të marrë një urdhër nëse duhet të vazhdojnë punën apo do tërhiqen.