Ajaks Boshnjaku është marrë në pyetje në policinë e Tiranës ku ka deklaruar se nuk është i përfshirë në konfliktin me armë në lokalin në ish-bllok, ku humbi jetën një person dhe u plagosen dy të tjerë.

Boshnjaku ka deklaruar se ka qenë në lokal në fillim të sherrit dhe sa ka filluar përplasja ka dalë nga lokali. Ai u vetëdorëzua në Policine e Tiranës, ndërsa nesër pritet të dalë përballë gjykatës për rivlerësim mase pasi ndaj tij është caktuar arrest me burg në mungesë.

Boshnjaku, miku i komandos Meviol Billo ishte shpallur në kërkim për ngjarjen e 4 tetorit në ish-bllok, ku u vra Fabian Gaxha dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.