Në kuadër të zbatimit të projektit për ndërtimin e Unazës së Madhe, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, ka nisur sot një aksion të ri në zonën e Shkozës në kryeqytet. Përmes një postimi në Facebook, IKMT njofton se në kuadër të zbatimit të projektetit 16 objekte në zonën e Shkozës të cilat preken nga zbatimi i projektit do të prishen përgjatë ditës së sotme.

“Nisim sot një aksion të ri në Shkozë, në kuadër të projektit për ndërtimin e Unazës së Madhe, loti dy. Do të prishim 16 objekte me madhësi të ndryshme…” shkruhet në faqen zyrtare në Facebook, të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.