Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) ka dhënë parashikimin e situatës meteorologjike gjatë mbrëmjes së sotme dhe për 24 orët e ardhshme në vijim. Sipas IGJEUM, priten reshje intensive në 3 qarqe.

RESHJET
Sot pasdite (e shtunë, dt.24) dhe nesër (e diel, dt.25) priten reshje në të gjithë vendin. Në qarqet Kukës, Lezhë, Durrës, priten rreshje mesatare dhe në qarqet Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive të shoqëruara me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT
Nesër (e diel, dt.25) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 13 / 17 °C
në vendet e ulëta: 10 / 15 °C
në vendet malore: 6 / 10 °C

ERA
Sot pasdite (e shtunë, dt.24) era pritet të fryjë e lehtë ndërsa nesër (e diel, dt.25) era pritet të fryjë mesatare në pjesën jugore të vendit.