Një tërmet është regjistruar mëngjesin e sotëm në veri të vendit, Shkodër.

Sipas të dhënave nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, lëkundjet kanë qenë 2.6 ballë dhe janë ndjerë rreth orës 04:35, ndërsa epiqendra ka qenë 11 km në Jugperëndim të Dedajt në Shkodër, me një thellësi prej 19 kilometrash.

Fatmirësisht nga tërmeti në fjalë nuk është raportuar për dëme materiale. Lëkundje tërmeti u regjistruan edhe dje dhe dy ditë më parë.