Një ditë pas miratimit në Kuvend të dekretit të presidentit Ilir Meta, sot Sandër Lleshaj është betuar si ministër i ri i Brendshëm. Ceremonia e betimit u mbajt në Institucionin e Presidencës. Pas ekzekutimit të himnit, Lleshaj u betua përpara Kushtetutës dhe më pas firmosi.
Pasi Meta nuk e dekretoi Lleshajn herën e parë si ministër, propozimi për emrin e tij shkoi sërish në tavolinën e presidentit. Meta pasi e liroi Lleshajn nga grada Gjeneral me kërkesë të tij, dekretoi emrin e tij si ministër.





