Gjykata e Tiranës ka liruar nga burgu ish-kreun e ARRSH, Dashamir Xhika. 

Pak ditë më parë për Xhikën u pushua akuza e korrupsionit në lidhje me dosjen e autostradës Tiranë-Elbasan. Ndaj tij tashmë rëndon vetëm akuza e shpërdorimit të detyrës.

Ish-kreu i Autoritetit Shqiptar të Rrugëve u prangos mbrëmjen e 2 shkurtit 2018 me akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.

Xhika dhe 2 ish-vartësit e tij Albens Alite dhe Aksel Qorduku u akuzuan për abuzime në ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan.