Kryetari i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako deklaroi se brenda vitit 2019 do të zgjidhet një herë e përgjithmonë shqetësimi i qytetarëve durrsakë që kanë me ndotjen mjedisore.
Sipas tij, brenda vitit që vjen vendgrumbullimi i plehrave në Porto-Romano do të kthehet në park për qytetarët.
Dako u shpreh gjithashtu se po shikohet mundësia për mbylljen e kanaleve të hapura të ujërave të zeza që përshkojnë disa zona të qytetit bregdetar, që janë kthyer në një kërcënim serioz për jetën e qytetarëve.
K.H.





