Në buxhetin e qeverisë për vitin 2019 është miratuar një fond për menaxhimin e plehrave në Portò Romano. Këtë deklarate bëri ministri I mjedisit Blendi Klosi.

Në të gjithë qytetin e Durrësit është zhvilluar sot një aksion pastrimi në kuadër të aksionit kombëtar “Ta pastrojmë Shqipërinë”. Aksioni Kombëtar që zhvillohet në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Pushtetin Vendor dhe përfshirjen e vetë qytetarëve, organizatave të shoqërisë civile, studentëve, komunitetin e biznesit, Trupin Diplomatik të akredituar në Shqipëri, etj u përqëndrua sot në afersi të vendgrumbullimit të plehrave në Porto Romano.

Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi deklaroi se prioritet për mbetet zgjidhja e problemit të ndotjes nga plehrat në Porto Pomano.

K.H.