Një 39-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar u vu në pranga në Kurbin.
Igli ( Arban) Malçi, u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali.
"Arrestimi provizor i Igli ( Arban) Malçit u bë pasi Gjykata e Azizzes Itali me vendimin Nr. 1/1 datë 14.12.2003, e ka dënuar me 6 vite e 4 muaj burg për veprën penale 'Plagosje e rëndë me pasojë vdekjen' parashikuar nga nenet 575, 577 dhe 582 të Kodit Penal Italian", raporton policia.
Ndërsa materialet proçedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për veprime të mëtejshme.
Uniformat blu gjithashtu arrestuan në Mirditë 3 shtetas që u kapën me rreth 3 kg dhe 20 doza kanabis.
Në pranga ranë:
– Vilson Bushkola, 31 vjeç, banues në Mirditë, i dyshuar si posedues i rreth 3 kg lëndë narkotike cannabis sattiva të cilën e kishte fshehur në një bunkier.
– F.K. 25 vjeç dhe E.M. 28 vjeç, banues në Mirditë, pasi gjatë kontrollit në mjetin e tyre iu gjetën një sasi e vogël lënde narkotike ( 20 doza)
Materialet proçedurale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprën penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike" parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.





