Pas protestës së dhunshme që u zhvillua sot para Parlamentit, ku banorët të Unazës së Re tentuan të hynin me forcë në këtë institucion, vjen një lëvizje nga ministri i Brendshëm Sander Lleshaj.

Lleshaj ka thirrur në një takim nëndrejtoreshën e Policisë së Shtetit Aida Hajnaj, drejtorin e Forcave Lëvizese Operacionale Sokol Bizhga (i cili mbeti i lënduar në shpatull gjate protestës) dhe drejtorin e Policisë Tirane Kastriot Skenderaj.

Mësohet se Lleshaj ka marrë informacion të detajuar mbi atë çka ndodhi para Parlamentit dhe ka shprehur kritika në menaxhimin e protestës ku të dëmtuar mbeten 15 punonjës policie, mes tyre 2 më rëndë.