Bashkë me stinën e dimrit që është në prag, në qytetin e Durrësit ka nisur të ndihet aroma e festave të fundvitit.

Dritat e festave të fundvitit kanë ndriçuar sërish qytetin bregdetar. Në Durrës, pema e Krishtlindjes pritet të vendoset në sheshin “Liria” në një spektakël dritash që shtrihet në të gjithë qendrën e qytetit.

Prej dy ditësh, Ndërrmarrja e Dekorit, në varësi të bashkisë së Durrësit, ka nisur punën për vendosjen e dekorit për festat e fundvitit.

Nga ajo që vërehet deri tani është fakti se këtë vit dekori i qytetit ka pak ndryshim nga ai i vitit të shkuar. Sërish dritat e vendosura në trungjet e palmave janë të verdha, po ato që ishin edhe vitet e kaluara, të cilat qëndrojnë në depon e Ndërrmarrjes së Dekorit dhe nxirren çdo vit në këtë periudhë.

Qytetarët janë në pritje të vendosjes së dekorit edhe në vendet e tjera publike, si në hyrjen e qytetit, sheshet dhe rrugët kryesore, ndërsa mungojnë ngjyrat e kuq e zi dhe simbolet kombëtare, kur jemi në prag të festave kombëtare të 28-29 nëntorit.  

Ndjekim pamjet e filmuara nga operatori i DurrësLajm:

K.H.