Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, teksa ka humbur jetën një këmbësore e moshës 56-vjeçare.

Policia e Durrësit informon se aksidenti ka ndodhur në afërsi të urës së Fushë-Krujës.

Mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin D.V. ka aksidentuar shtetasen këmbësore Sh.K. 56 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës Tiranë.

Drejtuesi është shoqëruar në ambientet e Stacionit të Policisë Fushë – Krujë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.