Ish-nënkryetari i Bashkisë  Tiranë në kohën e Edi Ramës, Blendi Gonxhe, është emëruar në postin e drejtorit të Përgjithshëm të Transportit Rrugor apo siç njihet ndryshe Drejtoria e Patentave.

Gonxhe pason në këtë detyrë Arben Isarajn, i cili dha dorëheqjen pas arrestimit të vëllait të tij për drogë dhe armëmbajtje pa leje.

Me ardhjen e Erion Veliajt në  Bashkinë Tiranë, Blendi Gonxhe mbante detyrën e drejtorit të Parqeve dhe Rekreacionit.