Një person i cili ka tentuar t’i vërë flakën ambienteve të një firme, ka përfunduar në pranga.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin Erald Salla, 28 vjeç, banues në fshatin Gracen, Elbasan.

Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen “Skënderbej” , Elbasan, për motive të dobëta, ka tentuar t'i vërë flakën ambienteve të një firme .

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, Shkatërrimi i pronës me zjarr e mbetur në tentativë” parashikuar nga nenet 150, 151, dhe 22 të Kodit Penal.