Një qytetare nga Durrësi ka denoncuar pranë redaksisë së DurrësLajm vjedhjen e lokalit të saj nga punonjësja që kishte marrë në punë si banakiere dhe kamariere, vjedhje që sipas saj i ka shkaktuar jo vetëm dëm ekonomik, por edhe mosmarrëveshje në familje.
Shtetasja Pavlina Nushi rrëfen në denoncimin e saj se është kthyer në Shqipëri për të hapur një lokal në lagjen nr.4 të Durrësit, pasi prej vitesh jeton familjarisht në Itali.
Pas problemeve shëndetësore të bashkëshortit, ajo ka shkuar sërish në Itali duke ia lënë lokalin në administrim punonjëses. Por kur është kthyer nga vendi fqinjë në fillim të muajit nëntor e ka gjetur lokalin katrahurë, pasi mungonin shumë pajisje, që sipas saj janë marrë nga shtetasja G.Sh.
Qytetarja e ka denoncuar rastin në polici dhe tashmë çështja po hetohet nga prokuroria. Nushi kërkon në denoncimin e saj që të marrë drejtësi dhe njëkohësisht thekson se dëshiron të parandalojë raste të ngjashme të përsëriten në të ardhmen, pasi sipas saj 35-vjeçarja G.Sh. e bën shpesh një gjë të tillë në Durrës.
DurrësLajm u interesua pranë policisë për rastin në fjalë dhe nga burime zyrtare mësoi se ndaj 35-vjeçares G.Sh. ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për veprën “Vetëgjyqësi”.
“Më dt.08.11.2018 ka filluar procedim penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetases G.Sh. 35 vjeçe, banuese në Durrës pasi ndaj saj ka bërë kallëzim shtetësia P.N. 58 vjeçe, banuese në Durrës se shtetësia G.Sh., të cilën e ka patur të punësuar i ka marrë disa orendi të lokalit.Neni 277 KP”, bëri të ditur për DurrësLajm policia e qytetit bregdetar.
Meqë çështja është në hetim e sipër dhe drejtësia nuk e ka thënë ende fjalën e saj, DurrësLajm nuk po e publikon të plotë identitetin dhe foton e të akuzuarës nga zonja Nushi.
DENONCIMI I PLOTE I PAVLINA NUSHIT:
Pershendetje
Une jam nje zonje nga qyteti i Durresit, emigrante prej vitesh ne Itali e martuar , me femij dhe niper.
Do ju kerkoja me shume lutje te publikoni ate cfare do te shkruaj me poshte pasi dua qe secili lexues te me kushtoi dy minuta kohe , historise ku besimi i tepert me coi ne shkatrimin e biznesit familjar dhe desh coi dhe ne mosmarrveshje brenda familjes time.
Si cdo emigran dhe une koken e kisha ne vendin tim dhe pse ne Itali jemi te stabilizuar prej vitesh keshtu qe kthehem dhe hap nje biznes , bar caffe ne qender te Durresit ne lagjen nr 4. Pjesa e mashtrimit nga ana e pronarit te lokalit te cilit une mora me qera eshte histori me vete por dua te ndalem te banakiera e cila ashtu si une kishte qene emigrante ne itali dhe e kishin kthyer se bashku me te motren duke i thene espuls kjo pas nje vendimi penal. Une nuk e dija me erdhi keq se kjo femer dhe pranoj te bente banakiere dhe kamariere ne barin tim. E detyruar nga problemet shendetesore te tim shoqi detyrohem te largohem perseri per ne shtetin italian dhe i besoi vajzes ne fjal gjithcka. Flisja shpesh ne telf per cdo gje qe kishte deri sa para disa ditesh kthehem ne Shqiperi shkoi te lokali dhe aty shoh nje katrahur gjithcka ishte vjedhur. Me besoni miq qe gjendja e shokut ishte e tmerrshme. Kam lajmeruar menjeher drejtorin e policise se Durresit ku kam bere kallzimin tim penal. Vlen te thekasohet nderhyrja e menjehershme e policise se shtetit, me moren kallzimin dhe shoqeruan shtetasen G. SH. ne ambjentet e policise e cila pranoi para tyre se po me kishte vjedhur dhe skishte ndermend te kthente asgje.
Ajo qe me vjen keq eshte se pas kesaj deklarate G. Sh. duhet te mbahej dhe jo te lirohej por me sa shoh keshtu funksionoka ne vendin tim. Tashme rasti eshte ne duart e prokurores Teuta Rrudha dhe shpresoj qe kjo zonje te bej detyren e saj. G. Sh. jo vetem me vodhi mua, por vodhi familjen time.
Kjo vajze e bukur qe ju shikoni ne foto jo me kot eshte perzen dhe denuar nga shteti Italian, kjo vajze pas buzeqeshjes engjellore vfsheh djallin. Jane dy motra dhe nena tre dhe me sa kam degjuar ne Durres me kete pune mbahen.
Doja ta beja publike kete histori sepse sdua te ket te tjera viktima te personalitetit te dyfishte te G. Sh., nje njeriu te semur ku ves ka vjedhjen.
Me vjen ndermend miq shprehja “Ne vendin tim, ne vendin tend , nje i cmendur te gjithe i cmend”
Ketu kemi arritur ne sot.
Do tju isha shume mirenjohese nese e publikoni, ndoshta nuk fitoi asgje por shpirti do me gjej qetesi.
Me shume respekt per ju dhe faqen qe administroni Pavlina Nushi





