Aksi rrugor që lidh shëtitoren “Taulantia” me zonën e Currilave në Durrës është përmbytur.
Reshjet e dendura të shiut që po regjistrohen mbrëmjen e sotme në qytetin bregdetar kanë bërë që aksi kryesor rrugor që përshkon lagjen nr.1 të jetë i gjithi nën pushtetin e ujit, që ka arritur deri në nivelin e trotuareve.
Situate mund të përkeqësohet edhe më shumë në orët në vazhdim nëse reshjet vijojnë me intensitet të lartë.
Pamjet filmike të xhiruara nga DurrësLajm dëshmojnë më së miri situatën e rënduar të krijuar në këtë zonë.