Jeni supersticiozë dhe i frikësoheni të martës? Ne po ju ndihmojmë duke luftuar të paktën frikën që keni nga dita e sotme. Më poshtë po ju tregojmë disa arsye se pse dita e sotme, pra e marta, është dita më e bukur e javës.
-Të paktën nuk është e hënë, gjë që do të thotë një ditë pune më pak. Je një ditë më afër fundjavës, imagjino pak sikur të ishte përsëri e hënë…
-Përgjithësisht në botë, çmimet e biletave të avionit ulen frikshëm të martave. Kjo sepse askush nuk e ka me shumë dëshirë të udhëtojë në atë ditë.
-E marta e ka marrë emrin nga planeti Mars, që siç mund ta dini është një nga planetët më të mirë.
-Përgjithësisht të martën, restorantet, kafetë dhe kinematë bëjnë ulje për klientët e tyre, për faktin që t’i minimizohet pak frika atyre që kanë për këtë ditë.
-Thonë gjithashtu se e marta është dita më produktive e javës, sidomos në punë. Ka njerëz që kur ndihen të frikësuar apo nën presion japin maksimumin në atë që bëjnë.





