Një aksident me pasojë një person të plagosur ka ndodhur të shtunën në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Golem-Plepa", ku shtetasi D.P, vjeç 18, banues në Durrës duke drejtuar mjetin tip "Benz", ka aksidentuar këmbësorin Xh.I, vjeç 69, banues në Durrës.

Aktualisht mësohet se i aksidentuari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Burimet zyrtare njoftojnë se drejtuesi i mjetit pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ndaj 18-vjeçarit u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Durrës. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.