Dy automjete kanë rënë pre e hajdutëve një ditë më parë në qytetin e Durrësit.

Nga burimet zyrtare mësohet se vjedhjet janë kryer në lagjen nr.13, në zonën e plazhit.

Të njëjtat burime informojnë se është vjedhur mjeti tip “BMV”, në pronësi të shtetasit A.D, vjeç 46 dhe kamionçina tip “Benz”, në pronësi të shtetasit Z.M, vjeç 61.

Për të dyja rastet policia e Durrësit po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i  Kodit Penal.