Policia lokale italiane në Chieti ka arrestuar një 34-vjeçar shqiptar nën akuzën e grabitjes së parave kundër një tregtari në Francavilla al Mare. Ndërsa shoku i tij 23-vjeçar po ndiqet penalisht për të njëjtën vepër.

Hetimi filloi pas denoncimit të viktimës, ndaj të cilit për një periudhë prej 3 muajsh, i ishte nënshtruar zhvatjes së shqiptarëve, duke dorëzuar në disa raste shuma në 5 500 euro.

Frikësimet e vazhdueshme ndaj tregtarit u bënë gjithnjë e më serioze, derisa arriti kulmin me dërgimin e një mesazhi që përmbante eshtra të një kafshe, shoqëruar me kërcënime të drejtpërdrejta me vdekje, nëse nuk paguante paratë.

Shqiptari, i cili ka një histori të mëparshme për përfshirje në trafikun e drogës dhe krimet kundër personit, aktualisht i ishte nënshtruar shërbimit të provës, ndërsa është denoncuar gjithashtu edhe për rezistencë dhe lëndime ndaj një zyrtari publik.

Shqiptari dhe viktima ishin takuar rastësisht në fund të verës në biznesin e italianit, dhe që prej asaj kohe, filluan pretendimet e çuditshme të 34 vjeçarit.