Një 24-vjeçar që po tentonte të imbarkohej në një nga tragetet e linjës Durrës-Bari është prangosur nga policia kufitare e qytetit bregdetar.
Në pikën e kontrollit të dokumentave, i riu nga Kosova ka paraqitur një kartë identiteti franceze false.
Sapo kanë konstatuar dokumentin fals, efektivët kanë shoqëruar 24-vjeçarin I.I., banues në Kosovë, dhe më pas e kanë arrestuar në flagrancë.





