Policia Rrugore e Tiranës ka mbikqyrur me radar rrugën interurbane Durrës-Tiranë mbrëmjen e së premtes, në kuadrin e masave të shtuara në fundjavë.

Këtë radhë është kapur shofer i një Audi, 26-vjeçari K.M nga Shkodra me 182 km/h, që udhëtonte në kushte të vështira atmosferiske. Sipas Policisë, kësaj i thonë të  të vrasesh jetën me dëshirë

“Reklamimi i shkeljeve të ndryshme të Kodit Rrugor, – njoftoi Policia, –  ka një qëllim të vetëm: Sensibilizimin e drejtueseve të mjeteve dhe të këmbësorëve për zbatim të rregullave të qarkullimit rrugor, me qëllim që të shpëtohen jetë dhe jo të ndëshkohen fajtorë pas aksidentit”.