Një gjykatës ka dhënë vendimin në favor të CNN, pasi ka rikthyer në Shtëpinë e Bardhë gazetarin Jim Acosta. Kujtojmë që ky i fundit pas një përplasjeje më Trump u përjashtua nga konferenca për shtyp.

Vendimin e dha gjykatësi federal Timothy Kelly. CNN hodhi në gjyq Shtëpinë e Bardhë për të kërkuar kthimin e menjëhershëm të kredencialeve të shtypit për gazetarin e saj.

Pas një përplasjeje në konferencën për shtyp me presidentin Trump, ky i fundit e përzuri Acostan duke e shpallur non-grata në Shtëpinë e Bardhë.

“The Guardian” shkruan se padia e gjigantit të lajmeve kundër Trump dhe disa prej ndihmësve të tij të lartë shënon një përshkallëzim të madh në krizën e marrëdhënieve midis presidentit dhe asaj që ai e quan “lajm i rremë”.