Këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka folur për Kosovën në intervistën e saj për "CNN".
Ndër të tjera, Dua është pyetur nëse e di domethënien e emrit të saj në arabisht.
Dua menjëherë ka treguar se e di, e megjithëse e tregoi edhe se çfarë do të thotë në gjuhën shqipe, ajo ka pranuar se në Kosovë thuajse të gjithë kanë kulturë myslimane.
"Kosovarët nuk e praktikojnë shumë islamin, por në përgjithësi kanë kulturë myslimane pasi ashtu janë rritur në familjet e tyre", ka treguar Dua.





