Policia italiane ka arrestuar një 28-vjeçar shqiptar, pasi iu gjet në makinë një sasi droge.
Mediat vendase shkruajnë se i riu shqiptar që jetonte ilegalisht në Itali, identiteti i të cilit nuk dihet, po udhëtonte nga Treviso drejt kufirit austriak, ndërkohë që në makinë iu gjet 5 kg marijuanë.
Pasi ai u ndalua nga policia, kjo e fundit vuri re nervozizmin e shoferit, dhe më pas nisi kontrollin në makinën ‘Opel Corsa’ me targa italiane, ku u gjetën 4 qese policia vuri re nervozizmin e shoferit, ndërsa ato ishin fshehur brenda një çante.
Po ashtu policia sekuestroi edhe telefonin e shqiptarit, i cili tashmë do të akuzohet për trafik droge.





