Dy ditë më parë ishte modelja Aurela Hoxha ajo e cili shokoi të gjithë me deklaratën e bërë në një emision sa i përket njerëzve më pak të bukur.

“Kam frikë nga njerëzit e shëmtuar”, ishin fjalët e modeles të cilat bënë bujë në media, e padyshim përgjigja nga ana e publikut ishte mjaft negative në drejtim të saj.

Kësaj radhe është një personazh tjetër ai i cili ka një deklaratë të përafërt me të. Bëhet fjalë për moderatorin shqiptar Kelvi Kadilli i cili në emisionin e tij “Flakë fare”, në një intervistë me gazetaren Aulona Musta, pyeti atë nëse i gjykonte njerëzit nga pamja e jashtme.

Bukuria është relative, është me rëndësi të ndjehesh mirë me veten tënde. Mendoj që ka njerëz të bukur, e të shëmtuar që mua më duken të tillë, por s’do guxoja kurrë t’ia thosha këtë gjë, sepse është thjesht përshtypje e imja”, ishin fjalët e Aulonës.

Ndërsa moderatori u shpreh hapur duke thënë se të shëmtuarit janë njerëz të këqij.

“Fobia ime më e madhe janë njerëzit e shëmtuar. Ata janë të palumtur dhe janë njerëz të këqij”, tha moderatori shqiptar.