Tragjedia e zjarreve në Kaliforni vazhdon ende. Teksa numri i të vdekurve është rritur në 66, autoritetet po përballen me rritjen e shpejtë të numrit të të zhdukurve.
Aktualisht përllogariten mbi 600 të zhdukur, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që shumë prej tyre të kenë humbur jetën nga zjarret. Por ekipet e emergjencës thonë se për shkak të përhapjes me shpejtësi të madhe të flakëve, nuk po arrijnë të verifikojnë në kohë kërkesat për ndihmë.
Zjarret kanë djegur mbi 100 mijë hektarë pyje në vatra të ndryshme në veri e jug të vendit. Presidenti Trump tha se do të vizitojë zonat e tragjedisë më të rëndë në historinë e Kalifornisë.





