Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen "Partizani", në Elbasan.
Policia thotë se në ambientet e një lokali është hedhur një granatë dore e cila ka shpërthyer, dhe për pasojë është dëmtuar pronari i lokalit shtetasi A.A., rreth 32 vjeç, i cili ndodhej në lokal në ato momente.
I dëmtuari është transportuar në Spitalin e Elbasanit në gjendje të rëndë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për, zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve.





