Një 33-vjeçar nga Durrësi ka kërkuar urdhër mbrojtje për shkak të dhunës fizike dhe psikologjike që ka ushtruar ndaj tij bashkëshortja.
Burime policore bëjnë me dije se një ditë më parë shtetasi A.N., është paraqitur në polici për të kërkuar ndihmë. Ai pretendon se ndihet i rrezikuar nga gruaja e tij dhe për pasojë ka kërkuar që të lëshohet një urdhër mbrojtje i menjëhershëm.
Pas bërjes së kallëzimit, policia nisi hetimet për gruan dhunues dhe dosja ka shkuar në Prokurorinë e Durrësit nën akuzën e dhunës në familje.
Por ky nuk është rasti i vetëm i dhunës në familje në qarkun e Durrësit. Të mërkurën janë depozituar në polici dy denoncime të tjera, në të cilat një nënë denoncon vajzën e saj për dhunë dhe një grua nga një fshat i Shijakut denoncon bashkëshortin.
“Më datë 14.11.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen S.M. vjeçe 49, banuese në Durrës, sepse vajza e saj ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
Më datë 14.11.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen B.Gj. vjeçe 33, banuese në fshatin Koxhas, sepse bashkëshorti ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare””,- njofton policia e Durrësit.





