Referendumi për Brexit nuk do të përsëritet më dhe Londra do të largohet nga BE, bashkimi doganor dhe politikat e përbashkëta për peshkimin dhe bujqësinë, deklaroi sot kryeministrja britanike, Theresa May duke iu përgjigjur sulmeve të kryelaburistit Jeremy Corbyn.

Kryeministrja konservatore më pas denoncoi paqartësitë e laburistëve duke sfiduar Corbyn se nëse ai dëshironte ta ndalonte Brexit.

Megjithatë, edhe përkrahësi i njohur për Brexit, Peter Bone ka sulmuar marrëveshjen me Brukselin duke thënë se kryeministrja po “humbet konsensusin e shumë konservatorëve”.

”Ajo e ka gabim”,- tha ai.