Theresa May ka thirrur një takim të posaçëm të kabinetit të mërkurën për të diskutuar projekt-marrëveshjen për Brexit.
Një burim nga kabineti ka thënë për BBC që është rënë dakord në nivel teknik nga zyrtarët e të dyja palëve pas bisedimeve intensive këtë javë.
‘The Sun’ raporton se çdo ministri i është kërkuar që të këtë takim kokë më kokë me Theresa May këtë të martë në mbrëmje.
E ardhmja e kufirit irlandez ka qenë çështja e fundit e madhe që duhej zgjidhur në negociata.
Më parë, ministrat thanë se do të botonin një "deklaratë të plotë ligjore" përpara se deputetët të votonin për ndonjë marrëveshje.





