Fituesja më e re e lotarisë “EuroMillions”, në Britaninë e Madhe, Jane Park, është e gatshme të paguajë një mashkull rreth 80 000 euro në vit, vetëm që ai të jetë i dashuri i saj.

Park pushtoi titujt e tabloideve në mbarë botën pasi fitoi 1 milion paund (rreth 1,3 milionë euro) në moshën 17-vjeçare. Që nga ajo kohë, ajo ka bërë shpenzime ekstravagante të kësaj pasurie.

Pasi është ndarë nga i dashuri i saj i fundit, ajo ka nisur procesin e intervistimit për një të dashur të ri. Vajza shprehet se më e lumtur ishte përpara sesa t'i fitonte paratë, sesa pasi u bë e pasur.