Aktorja e famshme Sandra Bullock ka dhuruar 100.000 dollarë për Shoqatën Humane të Ventura County, që do jetë në terren jo vetëm për të ndihmuar njerëzit por edhe kafshët nga zjarret që kanë përfshirë Kaliforninë e Jugut.

"Përpjekjet tona për të shpëtuar dhe për tu përkujdesur për kafshët e evakuuara nga zjarret në Hill dhe Woolsey kapën vëmendjen e Sandra Bullock dhe ajo na tregoi mbështetjen e saj,"-shkruajti organizata në Facebook.

Sandra Bullock dhe familja e saj kanë kontribuar tek organizatat e tjera jofitimprurëse, si gjatë këtij incidenti ashtu edhe në të kaluarën. Por kësaj here aktorja dëshironte të kontribuonte për shpëtimin e kafshëve në rrezik dhe shpreson se të tjerët do të zgjedhin të bëjnë të njëjtën gjë.

Organizata tha se dhurimi do të ndihmojë në sigurimin e kujdesit për kafshët, nga kuajt, demat e deri te gomarët dhe rosat, të evakuuara nga zjarret.