Dy shqiptarë iu kanë shpëtuar plumbave ditën e djeshme në kryeqytetin grek, Athinë.

Mediet greke bëjnë me dije se dy shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk është bërë publik, janë sulmuar me armë nga persona ende të paidenifikuar që ishin duke udhëtuar me një motor.

Ngjarja ndodhi në kryqëzimin e rrugëve Sinope dhe Michalakopoulou.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka patur asnjë person të plagosur, por vetëm panik te kalimtarët dhe njerëzit e pranishëm.

Njëri nga shqiptarët që ndodhej në makinë, ishte pronari i një lokali në Liosia, shkruan Protothema.gr.

Po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.