Policia e Durrësit ka bërë të mundur ndalimin e një personi në kërkim, i akuzuar për 3 vepra penale, pas një aksidenti të shkaktuar nga ai.

Burime zyrtare policore informojnë se më datë 10.11.2018, u ndalua shtetasi në kërkim P.Sh, vjeç 48, banues në Durrës.

Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, e ka dënuar me tre muaj burg, për veprat penale “Shkelje rregullave të qarkullimit Rrugor”, “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”, respektivisht sipas neneve 290/1, 291 dhe 273 të Kodit Penal.