Marrëdhënia e tyre pas betimit të tij si president i Amerikës, dukej e ngrohtë, por Donald Trump iu kthye edhe homologut francez Emmanuel Macron, ndërsa mbërrinte në Paris për të përkujtuar fundin e Luftës së Parë Botërore.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë shkroi në Twitter se ishte “shumë fyese” që kreu i Elizesë kishte bërë thirrje për një ushtri të përbashkët të BE-së, për të trajtuar kërcënimet nga SHBA, Kina dhe Rusia.
Macron u shpreh të martën se Europa “duhej ta mbronte veten”, por kjo duket nuk i ka pëlqyer presidentit amerikan. Të dy udhëheqësit janë takuar për bisedimet e planifikuara përpara ceremonive përkujtimore të luftës së viteve 1914-18.
Rreth 70 liderë nga e gjithë bota po mblidhen në Paris për të shënuar armëpushimin e nënshkruar 100 vjet më parë, në 11 nëntor, duke i dhënë fund kështu konfliktit të përgjakshëm.





