Zv/ministrja greke e Mbrojtjes së Qytetarit, Katerina Papakosta ka reaguar një ditë pasi shpalljes “Non Grata” në Shqipëri të 52 shtetasve grekë.

Në një njoftim në rrjetet sociale zv/ministrja i kujton Shqipërisë anatrësimin në Bashkimi Europian.

“Me Shqipërinë duhet të hapim një dialog të sinqertë dhe të thellë për të drejtat e minoritetit grek në funksion të pespektivës së tyre evropiane. Shqipëria duhet ta pranojë se ashtu sikurse kërkon autonominë apo pavarësinë për shqiptarët jashtë vendit të tyre, duhet edhe të sigurojë të drejtat e minoritetit grek. Këto janë kushte për integrimin në Evropë”.