Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në unazën e qytetit të Korçës, duke lënë pas dy persona të vdekur. Paraprakisht dyshohet se një burrë dhe një vajzë kanë ndërruar jetë.
Policia lokale bën me dije se dy automjetet janë përplasur fort midis tyre.
Njëri prej mjeteve ka përplasur më pas babë e bijë që po ecnin në trotuar.
Viktimat janë shtetasi Sokol Hoxha, 33 vjeç dhe vajza e tij 6 vjeçare P. Hoxha.
Grupi hetimor po punon në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Paraprakisht dyshohet shpejtësia e lartë e një prej automjeteve ka qenë shkak i përplasjes.





