Qeveria e Maqedonisë është zotuar të rishikojë legjislacionin mbi qentë, pasi një vajzë adoleshente u mbyt në lumin Vardar, teksa përpiqej të shpëtonte nga një grup qensh të egërsuar.
Policia thotë se qentë shkuan pas vajzës të hënën në një park publik në qytetin e Gostivarit.
Trupi i 17-vjeçares u gjet në rrjedhën e poshtme të lumit disa orë më vonë.
Vdekja e saj ka shkaktuar zemërim jo vetëm në qytetin e banuar kryesisht me shqiptarë.
Maqedonia ka probleme të hershme me një popullsi të madhe qensh endacakë. Grupet e mbrojtjes së kafshëve u kërkuan autoriteteve të forcojnë ligjet kundër pronarëve të qenve që braktisin kafshët shtëpiake.
Qeveria premtoi në një deklaratë të martën për të përgatitur projekt-ligjin për të adresuar shqetësimet.
Kanali privat i TV24 tha se më shumë se 1,000 persona në Shkup kanë kërkuar trajtim mjekësor për kafshimet e qenve vetëm këtë vit.