Policia e Lezhës ka arrestuar një 21-vjeçar, pasi qarkullonte në ambiente publike me armë zjarri me vete.
Në sajë të operacionit policor të koduar "Ndëshkimi i të fortëve", në pranga ka rënë shtetasi Margenat Jaku, banues në Lezhë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e proves materiale një armë zjarri pistoletë tip Smith me 5 fishekë.
Materialet proçedurale në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprën penale " Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit" parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.





