Në mbyllje të emisionit “Opinion”, deputeti demokrat Flamur Noka ka patur një debat të ashpër me drejtuesin e emisionit Blendi Fevziu. Shkak është bërë fakti që gazetari Fevziu, gjatë një debati me pedagogen Iris Luarasi i ka kërkuar regjisë t’i mbyllë mikrofonin deputetit Noka, duke qenë se ky i fundit nuk e lejuar Luarasin të përfundojë mendimin.

Noka e ka cilësuar këtë veprim, mbyllje të mikrofonit për opozitën, duke u shprehur madje, se gazetari po i bën fresk qeverisë.

“Nuk ja kam fikur opozitës, ja kam fikur Flamur Nokës. Nëse nuk e bën dot diferencën është faji yt, s’është faji im. Vëre pak mendjen në punë për këtë që të thashë tani”, u shpreh gazetari, duke i kujtuar deputetit Noka se ka 22 vite që e drejton emisionin e tij.

Kam folur për banditë dhe kriminelë çdo ditë këtu dhe ju nuk keni folur”, u shpreh Fevziu duke kujtuar edhe rastin e videos së Elbasanit.

Debati i plotë në videon më poshtë: