Trupi i pajetë i minoritarit grek, Kostandinos Kaçifas i vrarë disa ditë më parë në Bularat të Gjirokastrës, pas ekspertizës së bërë në Mjekësinë Ligjore në Tiranë, në orët e para të mëngjesit të sotëm ka mbërritur në Gjirokastër.
Kostandinos Kaçifas u ekzekutua nga forcat RENEA më 28 tetor, në ditën Kombëtare të Greqisë, ku në Bularat ishin mbledhur personalitete dhe figura të rëndësishme greke për të kremtuar.
Minoritari grek nuk iu bind urdhrit të forcave RENEA dhe për pasojë nga shkëmbimi i zjarrit ai mbeti i vrarë në pasditen e së dielës të 28 tetorit në Bularat të Dropullit në Gjirokastër.





