Një person ka mbetur i plagosur pas disa të shtënave me armë zjarri pranë Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë. ABC News raporton se i plagosuri është qëlluar në këmbë.
Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është rreth 18 vjeç me iniciale B.B. Ndërsa nuk ka informacion rreth autorit.
Shkaqet e plagosjes me armë janë të paqarta. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet.





