Detaje të reja zbulohen pas arrestimit të autorit të dyshuar të vrasjes së 32-vjeçarit Emiljano Boçi si dhe plagosjes së shokut të tij Melvin Disha në Tiranë më 16 janar 2017.
Gjate kësaj kohe, ai ka jetuar në një banesë me qira në zonën e "21 dhjetorit". Gjatë këtyre muajve mësohet se ai ka dalë ilegalisht nga Shqipëria në Kosovë dhe në Greqi.
30-vjeçari u arrestua në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë te kufiri i gjelbër, ndërsa nuk kishte asnjë send të paligjshëm. Policia i sekuestroi 2 telefona të cilëve po u kryhet ekspertiza.
Sipas BalkanWeb, i arrestuari nuk ka pranuar akuzën para policisë dhe ka thënë se: "Nuk kam lidhje me ngjarjen". Ai ka kërkuar avokat dhe nuk ka pranuar të pyetet me tepër. Policia dyshon se i riu është vrasës me pagesë dhe po heton për disa ngjarje kriminale.





