Përfaqësuesit e delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri përshëndetën aksionet e fundit të Policisë së Shtetit, të cilat përfunduan me arrestimin e disa të fortëve.
"Gjatë muajit të fundit, janë marrë disa aksione të policisë, ndërsa Bashkimi Europian i mirëpret këto aksione. Këto janë rezultate që ka pritur BE dhe kjo duhet ruajtur. Ministria e Brendshme duhet të jetë aktive në goditjen e grupeve kriminale. BE do mbledh informacion nga agjencitë, bizneset, faktet do të mblidhen dhe kontrollohen dhe pastaj verifikohen", u shprehën zyrtarët e delegacionit të BE-së.





