Mjeshtri i Madh Besnik Çinari, aktori shkodran i humorit ka pësuar mbrëmjen e kaluar një infarkt. Gjendja e tij shëndetësore nuk është aspak e mirë ndërsa mësohet se është dërguar me urgjencë drejt spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë.
Mjekët i kanë vendosur një unazë duke bërë koronaren ndërsa do të duhet që t’i vendosin edhe një unazë tjetër, por ende ndodhet në zonë rreziku dhe gjendja e aktorit të madh nuk është stabilizuar.
Kjo ngjarje vjen menjëherë pas premierës “Humor me Shkollë të Mesme” ku Besnik Çinari ishte regjisor dhe aktori kryesor i asaj shfaqjeje në teatrin ‘Migjeni’ për katër ditë me radhë.





