Mëngjesin e sotëm një 11-vjeçare është aksidentuar nga një autobus në fshatin Drizë të Gramshit.
Nga policia mësohet se shtetasi G.Z ., 42 vjeç, banues në fshatin Cingar, Gramsh, duke drejtuar mjetin autobuz me targa AA 969 RZ, ka aksidentuar shtetasen e mitur R. D., 11 vjeçe, banuese në fshatin Cerunjë, Gramsh.
E aksidentuar u transportua menjëherë në Spitalin e Gramshit, dhe ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Gramsh për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.





