Kryeredaktori i gazetës, Panorama, Robert Rakpillari, të hënën, tregoi se presidenti i Republikës, Ilir Meta, është i gatshëm të thotë arsyet e mosdekretimit të Sandër Lleshit në një mbledhje me dyer të mbyllura me deputetët.

Rakipllari tregoi në studion e emisionit ‘Opinion’, se duke iu referuar burimeve nga Presidenca, bëhet me dije se presidenti Meta është i gatshëm t’i thotë arsyet e mosdekretimit të Sandër Lleshit për ministër të Brendshëm në një mbledhje me dyer të mbyllura ose nëse parlamenti gjykon se duhet të bëhet me dyer të hapura, do të bëhet me dyer të hapura.